TIRANË- Një ditë pas ngjarjes tragjike në Krujë, ku një autobus me besimtarë dhe priftërinj ortodoksë u shkrumbua duke sjellë vdekjen e një 65-vjeçareje dhe plagosjen e 11 grave të tjera, policia ka arrestuar shoferin e autobusit.

Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi Skënder Jonuzaj, 56 vjeç, i cili drejtonte autobusin me targa AA584MP që mori flakë dhe u dogj plotësisht ndërsa ishte në ecje.

Në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre gra që ishin nisur për një ekskursion në Krujë fillimisht, Shkodër e Ulqin, por që përfundoi tragjikisht.

MJEKËT
Nga ana tjetër mjekët e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT flasin për gjendjen e pacientëve, disa prej të cilave kishin djegie në mbi 50 % të trupit.

Mjekët thanë se gjendja e 11 pacienteve që janë në trajtim aktualisht është stabël, gjithsesi një mendim më i qartë do të bëhet i ditur pas konsultave. “Parametrat shëndetësorë të pacientëve janë stabël”, shprehen ata.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb