Debati me Armelën i ka hapur sytë Ervinit për faktin se gjithsecili bën lojën e tij brenda shtëpisë dhe se edhe vajzat luajnë me shumë “porta” për të zgjedhur më pas variantin më të mirë për to.

Ndërsa ai është duke diskutuar më Musain, Ervini u thotë djemve se në asnjë moment lidhja brenda shtëpisë së Big Brother nuk mund të quhet e konsoliduar, kjo për shkak të kohës së limituar dhe konceptit të vetë lojës.

Në këtë pikë nuk bie dakord Benardi, i cili shprehet se nuk mund të biesh “brenda” për lojë.

“Robi nuk duhet të shkojë direkte aty. Avash avash, çfarë të japësh të marrësh”, thotë Benardi.

Por Ervini dhe djemtë e tjerë ia vënë në dukje afrimitetin e tij me Xhenin, dhe faktin se ajo papritur mund të afrohet më tepër me një nga djemtë e tjerë.

“Xheni mund të flasë edhe me mua sot edhe me ty. Prandaj them se ato bëhen barinjtë dhe ne delet”, u shpreh Ervini./bigbrother/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: