Thyhen rregullat në “Big Brother 9”. Mungesa e cigareve po shndërrohet në një problem që i bën mjaft nervozë djemtë, të cilët duket se e kanë shumë të vështirë të rezistojnë pa tymosur. Më në vështirësi duket se ishte Benardi, i cili gjeti një mënyrë për të siguruar cigaret, e cila është e ndaluar. Ai hapi perden dhe i kërkoi vajzave cigare.

Pavarësisht se Ervini e paralajmëroi duke i thënë se mund të ndëshkohen të gjithë për një cigare, Benardi nuk mund të rezistonte më gjatë. Ai merr cigaret nga vajzat dhe bashkë me djemtë e tjerë dalin jashtë për të tymosur.

Ky është rasti i dytë që djemtë thyejnë rregullat. Natën e parë ishte Damiano ai i cili hapi perden për të parë nga dhoma e vajzave. Tashmë mbetet për t’u parë nëse për veprimet e djemve do të ketë penalitete nga “Vëllai i Madh”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: