TIRANE– I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, kryeministri Edi Rama ndër të tjera ka folur edhe për marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha si dhe mundësinë nëse do qeverisë së bashku me PD pas zgjedhjeve.

Rama tha se marrëveshja e 18 majit është e qartë dhe sipas tij ai kërkon timonin e qeverisë i vetëm.

Rakipi: Do vazhdojë marrëveshja dhe do qeverisni bashkë?
Rama: Marrëveshja është e shkruar dhe nuk është vetëm për zgjedhjet, por edhe pas zgjedhjeve. Pra qeveria dhe opozita.
Rakipi: Do qeverisni bashkë me PD?
Rama: Pse duhet të qeveris me PD? Këtë e lexon populli. Unë u them që mos na lini të tjerë në preher, të kemi drejtimin e vendit. Unë i them popullit na jepni timonin e qeverisjes. Pasi nëse kemi koalicion, të jenë programore jo me detyrim për tek tepsia.

Rakipi: Thuaju shqiptarëve qartë dhe prerë do jesh apo jo me PD në qeveri?
Rama:
Ta dhashë përgjigjen.
Rakipi: Ti je nga ata burra që ta jep përgjigjen në të dhjetën e sekondat.

Rama: Koalicionet varen nga numrat. Nëse në çdo vend normal njerëzit bashkohen në numra për programe, këtu numrat duhet ti kërkosh me tepsi në dorë. Na jepmi mundësi që tepsinë ta çojmë për skrap. Pas 25 qershorit vij prapë këtu, merr dhe ata. Merr dhe pulat këtu, rripi.
Rakipi: Do bëni koalicion me PD
Rama: Ne do luftojmë deri më 25 qershor për të pasur timonin e reformave. Bashkudhëtari vjen pas zgjedhjeve. Vlerësimi pas zgjedhjeve.
Sot kategorikisht. Sot unë dua nga populli vlerësimin për këtë thirrje që kam. Më ndihmoni të bëj për ju atë që se ka bërë njeri për kaq vite.
Rakipi: Ju po i thoni popullit me këtë tepsi u lodha, tani do bëj tepsi tjetër me PD?
Rama: Jo, jo. Një nga arsyet themelore të prapambetjes së Shqipërisë në gjithë ato vite dhe një arsye pse të tjerët kanë vrapuar dhe ne jemi zvarritur është se nuk ka ndarë pushtetin nga politika.
Se kam marrë para 4 vitesh sepse ishte e pamundur dhe do jetë prapë e pamundur nëse shqiptarët nuk na japin fuqinë.
Rakipi: Në 23 dhjetor 2016 ti thua: “Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do ishte ky koalicion. Jam besimplotë se do shkojmë bashkë. Është aleanca strategjike për gjeneratën tjetër”.
Rama: Po e kam besuar. Do të thotë se nuk kam asgjë me Ilir Metën, e kam me sistemin.
Rakipi: Ore tepsinë pse thua nuk e ke pasur?
Rama: Tepsia është bonifikim. Nuk bëhej dot bonifikimi pa stabilizuar terrenin..
Ky është muhabet rakie, thuaj të na sjellë raki Skrapari ky.
Rakipi: Kjo është mënyra e fushatës tënde. Nuk thua asgjë që ke bërë. Ti thua pa këtë tepsi nuk kaloj dot për mirë.
Rama: Nuk është tepsi Ilir Meta apo x, y, është një sistem që duhet shkallmuar. Ti se kupton.
Rakipi: Se kuptoj këtë si gazetarja e BBC nuk e kuptonte kur thoshe që ishe në opozitë, fajin e ka sistemi.
Rama: Jeni të paditur ju dhe insistoni në padije, e bëni argument.

(d.d/m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: