GJIROKASTER– Aksidenti tragjik që i mori jetën 25-vjeçarit Klajdi Ngjelina nga Gjirokastra la pas dhimbjen dhe humbjen e madhe tek familjarët. I riu humbi jetën në një aksident rrugor, ku udhëtonte bashkë me babain dhe nënën në një zetor. Ngjarja në fjalë ndodhi dje shumë pranë urës së Kardhiqit, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, ndërsa zetori u përplas me një makinë.

Padyshim që ngjarja e rëndë la pas trishtimin, ndërsa një kushërira e 25-vjeçarit i ka kushtuar një dedikim rrëqethës Klajdit. Përmes një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut kushërira tregon se sa e lidhur ishte me viktimën si dhe takimet e tyre.

“Do na mungosh zemra motrës, do më marrë malli të dëgjoj zërin sa herë vije në lagje e më thërrisje poshtë ballkonit gjithmonë i buzëqeshur, duke me pyetur si të ka vëllai? Ambrit që sa të shihte ty apo makinën tënde me vrap rendte drejt teje e ti e pushtoje në përqafim e puthje. Sa lot kemi derdh për ty sot, sa ka qarë Ambri se e doje e të donte shumë. Ishe kaq i dashur, kaq i mirë, i çiltër, pyes veten pse jeta është kaq e padrejtë? O engjëll që ike në lule të rinisë pa e jetuar dhe shijuar atë. Gjithmonë do mbetesh i paharruar Klajdi Ngjelina” shkruan ajo.
statusi
Nga aksidenti në fjalë mbetën të plagosur edhe prindërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb