Në ‘Olimpico’ u luajt mbrëmë një përballje e konsideruar ‘finale’ mes Lazio-s dhe Interit, e cila i mungonte “Seria A” prej shumë vitesh. Në këtë takim u përcaktua shumë për dy skuadrat, me zikaltërit që siguruan kualifikimin në “Champions League” pas 6 sezonesh.

Ashtu siç është zbuluar nga Luciano Spalletti, Zhang Jindong, numri 1 i ‘Suning’ i ka dërguar një video-mesazh të gjithë grupit zikalter përpara kësaj sfide deçizive. ‘FcInterNews.it’ ka zbuluar përmbajtjen e asaj e cila duket motivuese.

“Te rikthehemi ne Champions League është ëndrra e të gjithëve ne: ndeshja kundër Lazios do të jetë një betejë për jetë a vdekje për të dy palët.

Bëhet fjalë për një ndeshje mjaft të shumëpritur edhe pse është një ndeshje në transfertë e di që jeni të gjithë gati. Fati ndodhet në duart tona, kemi nevojë që të luftojmë të gjithë për të kapur këtë objektiv, për të rijetuar lavdinë e Champions League.”

Grupi nuk duhet të ndalet përpara asnjë pengese dhe duhet të bëjë gjithçka. Duhet të na ndihmoni edhe në ndërtimin e dinastisë zikalter. E më dëgjoni, bashkë do ta ndërtojmë këtë dinasti.”- deklaroi Zhang Jindong.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: