Një 55-­vjeçar është kthyer në një makth të vërtetë për ish-­të dashurën dhe të ëmën e saj. Duke mos qenë dakord me prishjen e lidhjes dashurore, ai ka “terrorizuar” për më shumë se një vit dy femrat. Kërcënimet kanë qenë nga telefonatat e SMS-­të me shprehjet “do ju pres fytin”, “do ju vras”, deri te mbajtja nën presion për publikimin në internet të fotove dhe videove intime të ish-­të dashurës.

Po ashtu, ai ka ndërmarrë edhe veprime aktive, duke i ndjekur ato në rrugë, apo duke u konfliktuar me miqtë meshkuj të ishtë dashurës, një prej të cilëve e ka plagosur. Mes pasigurisë dhe frikës së shkaktuar, Tomas B. është kallëzuar dy herë nga E. M., e ëma e vajzës me të cilën ai kishte pasur një lidhje.

Kallëzimi i parë ka qenë në mars 2015, ndërsa i dyti në maj 2016. Tomas B. u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës, e cila më 16 nëntor përfundoi gjykimin e çështjes në ngarkim të tij. Ai u shpall fajtor për akuzën e “përndjekjes” ndaj dy personave dhe u dënua përfundimisht me 7 muaj e 20 ditë burg. Gjatë gjykimit ai ka pranuar fajësinë, si dhe është shprehur plotësisht i penduar dhe i keqardhur për gjithë ç’kishte ndodhur.

KALLËZIMI
Referuar kallëzimit të E. M., i cituar në vendimin e gjykatës ndaj të pandehurit Tomas B., ajo ka rrëfyer në prokurori se shtetasi Tomas B. ka pasur një lidhje dashurore me vajzën e saj A. Kjo lidhje nuk është pranuar nga ana kallëzueses dhe e familjes së saj.

Kallëzuesja pretendon se dhe vajza vetë e ka shkëputur përpara tetë muajve lidhjen me këtë person. Pavarësisht kësaj shkëputjeje, i pandehuri ka vazhduar t’i shqetësojë, kërcënojë, fyejë e shajë nëpërmjet thirrjeve e komunikimeve telefonike shtetasen E. dhe vajzën e saj A. K

allëzuesja ka pretenduar se i pandehuri ka përdorur një fjalor shumë të ulët, fyes, me sharje nga më ordineret. “Fyerjet, sharjet e kërcënimet, ky i pandehuri i ka filluar në muajin shkurt 2016. Ky lloj shqetësimi e komunikimi, shtetases E. M. i ka krijuar gjendje ankthi, pasigurie e frike, që nga muaji dhjetor i vitit 2015, kohë kur Tomas B. ka plagosur një ish­shokun e shkollës së vajzës së saj. Gjatë muajit dhjetor 2015 e në vazhdim, shtetasja E. M. ka deklaruar gjithashtu se i pandehuri Tomas B. e ndiqte nga prapa, në rrugë, në ambiente dhe lokale ku futej E.”, shprehej gjykata në vendim.

PËRNDJEKJA E ISH­-“VJEHRRËS”
Në lidhje me këtë përndjekje, shtetasja E. M. ka deklaruar: “Unë hyja në dyqan, ai vinte në dyqan dhe më shikonte me shikim provokues. Unë ecja me vajzën në lagje, ai më ndiqte nga pas. Më dilte përpara. Këto veprime të tij më krijonin një gjendje frike dhe ankthi të paparë, pasi prej këtij personi pret gjithçka. Pas kësaj periudhe përndjekjeje fizike, ai filloi më pas të më shqetësonte, fyente e kërcënonte me SMS në telefon. Vazhdon akoma të më shqetësojë me telefon, pasi këtë periudhë nuk është në Shqipëri, është jashtë në Gjermani”. Shtetasja E. M. ka deklaruar se, pavarësisht marrëdhënieve që ky person ka pasur apo ka përsëri me vajzën e saj, sjellja e tij, veprimet e tij, telefonatat e tij i kanë krijuar një gjendje terrorizuese në familje.

PRESIONI ME VIDEOT INTIME
Në lidhje me këtë kallëzim të shtetases E., i është marrë deklarim edhe vajzës së kallëzueses, shtetases M. A., e cila ndër të tjera ka deklaruar: “…. Krahas presionit dhe kërcënimit me telefon me shprehjen ‘… do t’ju pres fytin, do dergjeni në birucë, do t’ju vras etj.’, Tomasi më ka bërë presion edhe me publikimin në internet të disa fotografive intime që kemi bërë me të, kur marrëdhënia e jonë ishte normale. Ai disponon dhe dy video disaminutëshe.

Ky fakt më ka vënë përpara një frike dhe dileme që nuk kam qenë e prerë në marrjen e vendimit për t’u shkëputur me të përfundimisht, pasi kisha gjithmonë frikën e publikimit të këtyre fotove e videove prej tij. Ai që e bën këtë gjë, ka dhënë prova, pasi ia ka dërguar mamit tim, si fotot dhe videot e marrëdhënies sonë intime. Ky është dhe shkaku që unë jam detyruar t’u përgjigjem si telefonatave të tij, SMS­ve dhe kërkesës për takime me të”. Po sipas gjykatës, në qershor të vitit 2016 ai është konfliktuar me shokë të klasës së ishtë dashurës së tij. /Panorama/

(m.k./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: