Shorti i “Champions League” ditën e premte vuri përballë Liverpool me Manchester City-n, të cilët ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në “Anfield” më 4 prill.

“The Reds” janë një skuadër me shumë histori në këtë kompeticion dhe këtë e dinë më mirë se të gjithë tifozët e skuadrës. Ata e ndjenjë shumë këtë sfidë dhe kërkojnë ta fitojnë me patjetër, për këtë arsye po planifikojnë një mikpritje armiqësore dhe mbase të paligjshme për ekipin e Manchester City.

Një poster i qarkulluar nga një tifoz i Liverpool në Tëitter dhe i shpërndarë pasivisht nga të tjerët është duke nxitur tifozët e Kuq të mblidhen dy orë përpara ndeshjes për një “përshëndetje” të autobusit të ekipit të City-t.

“Do t’i tregojmë ekzaktësisht se çfarë nuk mund të blejë paraja,” deklarohej në poster.

“Sillni fanellat dhe flamujt. Banerat dhe fishekzjarrët. Do të ketë mijëra tifozë gati për t’i trembur aq keq sa do të duan të rikthehen andej nga kanë ardhur pa nisur akoma loja.”
scousePNG
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb