DIVJAKE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takime me fermerët e Divjakës, të cilët i ka inkurajuar të protestojnë para Kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria. Sipas PD, fermerët e Divjakës janë shprehur të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre, duke shtuar se “janë mashtruar në fushatë nga kryesocialisti Rama”.

“Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”, u shprehën fermerët e Divjakës, të cilët thanë se po konkurrohen padrejtësisht nga prodhimet e importit.

Ata i thanë kryedemokratit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, “në vend të çojnë dëm djersen e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë Kryeministrinë”.

“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”, u tha Basha fermerëve.

Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve”.

Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurrojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb