INDI- Plot 106 kapsula kokaine janë hequr nga stomaku i një gruaje, e cila dyshohej se po tentonte të kontrabandonte drogën në këtë shtet.

Gruaja 25-vjeçare me shtetësi të huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar në Delhi më 14 maj, ka njoftuar policia indiane.

Raportohet se ajo e ka kaluar javën e kaluar në një spital, duke u trajtuar si pasojë e kokainës.

Mësohet se droga kap vlerën e 50 milionë rupeve, apo 734,160 dollarëve.

Policia ka thënë se beson që gruaja i ka gëlltitur kapsulat në Brazil, dhe po aty i janë dhënë udhëzimet për të dërguar drogën në Delhi.

Zyrtarë nga Departamenti i Narkotikëve, i kanë thënë gazetës “Hindustan Times” se ky ka qenë “numri më i madh i kapsulave të kokainës” që kanë gjetur ndonjëherë në një person.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb