Sezoni i kungujve (nëntori, dhjetori dhe janari) është në përfundim, dhe këtë kohë që ka mbetur është mirë të përdorim receta të ndryshme të kungujve.

E këtë sezon, ne ju sjellim një listë të dobive që kungulli ka, e që ndoshta nuk i keni ditur, megjithëse e keni konsumuar si ushqim.

1. I mirë për zemër të shëndoshë për shkak të përmbajtjes së magnezit
2. I mirë për gjumë të rehatshëm (farat e kungullit dhe vetë ai) për shkak të amino acidit të quajtur triptofan
3. I mirë për shikim të shtuar për shkak të përmbajtjes së Vitaminës A
4. I mirë për humbje në peshë për shkak se është burim i mirë i fibrave
5. I mirë për prostatë të shëndetshme për shkak të përmbajtjes së lartë të zinkut
6. I mirë për personat që vuajnë nga diabeti për shkak se farat e tij përmirësojnë nivelin e insulinës
7. I mirë për mbrojtjen e lëkurës për shkak të përmbajtjes së karotenoideve
8. Ushqim i mirë pas ushtrimeve për shkak se përmbajnë sasi të larta të potasiumit
9. I mirë që për disponim të mirë për shkak të përmbajtjes së triptofanit
10. I mirë për qarkullim të gjakut për shkak të përmbajtjes së hekurit.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: