Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Doganierët grekë 24 orë grevë: Nuk lejohet qarkullimi i mjeteve në pikat kufitare

dogana kakavije

TIRANE– Duke nisur nga nesër në datë 19 tetor 2017 në orën 07:00 deri në 20 tetor 2017, ora 07:00, dogana greke do të zhvillojë një grevë dhe për pasojë nuk do të do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas, por vetëm lëvizja e këmbësorëve.

Njoftimi i policisë shqiptare:
Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 19.10.2017 deri në orën 07:00 të datës 20.10.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejtë shtetit të Greqisë dhe anasjelltas.
Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion.

(d.d/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.