Emërimi i Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit ka hasur shumë debate në opinionin publik për shkak të kaluarës së karrierës së tij në kohën e komunizmit. Ruçi, një ish-funksionar komunist i viteve të fundit të regjimit, për më tepër Ministër i Brendshëm në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër. Gramoz Ruçi përbën për shumëkënd, më qartë për të gjithë pjesën anti-komuniste të shoqërisë, një “njollë” të atij regjimi.

Pas emërimit të tij si kryeparlamentar, Gramoz Ruçi është akuzuar nga ish-të përndjekurit si i implikuar në krimet e regjimit komunist, madje akuzat vijojnë me tej ku thuhet se prej vitit 2005 i është ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nisma Thurrje” ka publikuar një urdhër të brendshëm për forcat e policisë dhe të Sigurimit në lidhje me trazirat në Shkodër fill pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Sipas këtij urdhri jepet liri për të përdorur armë përgjatë protestave nga ana e policisë. Dokumenti është firmosur nga Gramoz Ruci, atëherë ministër i Brendshëm.
21728066_654792908063214_4464848986272109739_n
“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura”, shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi, atëherë ministër i brendshëm.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: