Heqja e mandatit të Armando Prengës e kërkuar nga Prokuroria,  nuk është problemi i vetëm i Partisë Socialiste.

Problemi tjetër i kësaj force politike në qarkun e Lezhes është ai që do ta zëvendësojë Prengën. Deputeti zëvendësues do të jetë vetëm 3 muaj në parlamentin e Shqipërisë, deri në zgjedhjet e 18 qershorit.

Në listë për të zëvendësuar Prengën është Kastriot Piroli. Ai është ish-drejtor i Hipotekes në Kurbin, por edhe ai me precedent penalë. Piroli është arrestuar më 11 Mars te 2015 me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ai eshte liruar pak kohë më pare nga Gjykata e Kurbinit, pasi denimin per akuzat e ngritura ndaj tij e ka shlyer me periudhen e paraburgimit. Prokuroria kerkoi tri vite dënim per Pirolin.

piroli-hipoteka

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: