Deputeti i PDIU në qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, ka reaguar për herë të parë që pas përfshirjes në një aksident automobilistik.

Rakipi u përfshi në një aksident me makinën e tij tip Benz pak kohë më parë dhe përplasi për vdekje tregtarin nga Kashari, Seit Sorra, 54 vjeç.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai u ka uruar shqiptarëve festën e Kurban Bajramit. Rakipi thotë se mishin e 50 deshëve e ka ndarë me familjet në nevojë në këtë ditë të shënuar.

Postimi i plotë

“Me rastin e festes te Kurban Bajramit deshiroj tju uroj te gjitheve gezuar mbaresi dhe miresi per ju dhe per familjet tuaja. Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone. Duke shpresuar se kemi kenaqur sado pak keto shtresa ne nevojë dhe kemi kthyer buzeqeshjen e te pervuajtureve te lagjes ne te cilen jam rritur ju uroj edhe njehere nga zemra Gezuar Kurban Bajramin qofte i begate per te gjithe. Me respekt Aqif Rakipi.”, shkruan deputeti.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb