Janë krijuar deri tani disa telefona inteligjentë që kanë si veçori kryesore sigurinë. Një nga telefonat inteligjentë më të sigurt që gjendet aktualisht në treg është Blackphone 2, i krijuar nga kompania Silent Circle.

I fundit në serinë e telefonave të sigurt është GranitePhone, i krijuar nga kompania braziliane e sigurisë, Sikur. Telefoni në fakt është prodhuar nga kompania Archos, por ekspertët e teknologjisë tek kompania Sikur kanë arritur ta bëjnë telefonin shumë të sigurt. Telefoni kushton 849 dollarë, dhe mund të blihet nga dyqani në internet granitephone.com.

Gjatë një deklarate për shtyp, kompania zbuloi se telefoni është porositur deri tani nga qeveritarë të ndryshëm, agjenci të mbikëqyrjes, nga kompani private apo përdorues individualë që janë të shqetësuar për privatësinë e tyre.

GranitePhone operon me sistemin operativ Granite bazuar tek Android. Telefoni ka ekran 5 inç full-HD (1080×1920 pikselë). Ai fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 615 me tetë bërthama me arkitekturë 64-bit, së bashku me kartën grafike Adreno 405 GPU dhe 2GB RAM

GranitePhone përmban 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2700mAh. Kamera e tij e pasme është 16 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 8 megapikselë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: