TIRANE– Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në një lokal në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dedë Gjo Luli”, teksa viktima F.B, 65 vjeç banues në Tiranë kishte dalë për të pirë një kafe, por ka humbur jetën në ambientet e një lokali në rrethana ende të paqarta. Sipas policisë ngjarja dyshohet aksidentale, por pritet ekspertiza për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 04.03.2018, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në ambientet e një lokali, ka vdekur shtetasi F.B, vjeç 65, banues në Tiranë. Nga vlerësimi paraprak i ekspertëve të IML-së vdekja është aksidentale, jemi në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: