TIRANE – Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, me praninë e ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Burime konfidenciale bënë të ditur për ‘BalkanWeb’ se në mbledhjen me dyer të mbyllura, ambasadori Donald Lu tha se nga reforma në drejtësi duhet të ndihen nervoz edhe ministrat, sepse Byroja e Hetimit nuk është vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

E qartë dhe e prerë ka qenë edhe ambasadorja Romana Vlahutin, e cila ka thënë në mbledhje se pa reformën në drejtësi, integrimi i vendit bllokohet për 3 vitet e ardhshme.

“Po nuk u votua tani reforma në drejtësi, të paktën për 3 vjet rrezikon hapja e negociatave. Ne duhet ta miratojmë tani, pasi në tetor mblidhet këshilli i ministrave që vendos për hapjen e negociatave, vitin tjetër partitë anëtare futen në zgjedhje dhe do jetë e vështirë për të diskutuar për negociatat për Shqipërinë”- tha ambasadorja Vlahutin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: