Donald Trump ka njoftuar se ai do të heqë dorë nga të gjitha interesat e tij të biznesit për të shmangur shfaqjen e konfliktit të interesit pasi të bëhet President. Presidenti i zgjedhur, i cili është kritikuar nga avokatët kushtetuese edhe këshilltarët etikë për refuzimin e të hequrit dorë nga pronësia e perandorisë së tij të biznesit.

“Unëe do të mbaj një konferencë të madhe për shtyp në Nju Jork me fëmijët e mi më 15 dhjetor për të diskutuar faktin se do të lë të gjitha bizneset e mia për t’u fokusuar totalisht në drejtimin e vendit me qëllim për ta bërë Amerikën sërish të madhe,” shkruajti Presidenti Trump në Tëitter.

“Ndërkohë që unë nuk jam i mandatar për ta bërë këtë sipas ligjit, mendoj se është e rëndësishme që si President, të mos kemi konflikt interesash me bizneset e ndryshme të mia”. Ai shtoi : “Për këtë arsye, dokumentat ligjore janë duke u hartuar për të më nxjerrë mua përfundimisht nga operimet e biznesit. Presidenca është detyrë akoma më e rëndësishme”.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: