SHBA-Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas betimit që do të japë sot do të filloj me detyrën e presidentit si presidenti i 45-të i SHBA-ve.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump arriti dje në Washington, një ditë para se të bëjë betimin si shefi i 45-të ekzekutiv i vendit me një ceremoni tradicionale në shkallët e Kapitolit.
“Rrugëtimi po fillon dhe unë do të punoj dhe luftoj shumë për ta bërë këtë një udhëtim madhështor për popullin amerikan”, tha zoti Trump në një koment në Twitter. “Nuk kam asnjë dyshim se së bashku, ne do ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”, – tha ai, duke përmendur parullën e njohur të fushatës.
Në ceremoninë që do të organizohet në kryeqytetin Washington Tramp do të marr në dorëzim detyrën nga Presidenti i 44-të i ShBA-së, Barack Obama.

Ceremonia e inagurimit nis me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, më pas ata do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Obama dhe zonjën e parë Michele, një traditë kjo shumë vjeçare e inagurimeve.
Pas kësaj presidenti në largim dhe ai në ardhje, do të shkojnë bashkë në Kapitol, për ceremoninë e inagurimit. Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i gjykatës së lartë John Roberts. Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim. Në historinë amerikane të inagurimeve disa fjalime kanë qenë të shkurtra me shumë pak fjalë ndërsa më fjalimi më i gjatë ka qënë me 8400 fjalë. Fjalimi i presidentit Obama llogaritet të ishte nga 2100 në 2400 fjalë.
Ceremonia në Capitol mbyllet me largimin e presidentit Obama dhe më pas presidenti i ri dhe nënpresidenti marrin pjesë në drekën zytare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inagurimit.

Pas kësaj Trump dhe Pence do të ndjekin nga Shtëpia e Bardhë paradën që do të mbahet në bulevardin Pennsylvania.Sot në mbrëmje presidenti Trump do të marrë pjesë në ballot tradicionale të inagurimeve. Një ditë pas inagurimit, ceremonia e fundit me rastin e inagurimit do të jetë mëngjesi kombëtar i lutjeve në katedralen kombëtare të Washingtonit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb