NGA: ILIR SINANAJ
Historia e suksesit e Donald Trump fillon në Nju Jork në fillimvitet ’70, kur ky qytet ishte gati të falimentonte. Trump nuk shihte një qytet në vështirësi, por një qytet, që simbolizonte madhështinë e Amerikës. Dhe u angazhua për t’i rikthyer përsëri madhështinë këtij qyteti. Donaldi lindi në lagjen Kuins të Nju Jorkut. Prindërit e tij ishin Fred and Marien Trump. I ati ishte një ndërtues dhe pati një ndikim të madh në jetën e Donaldit të vogël. Ai mësoi rreth artit të lidershipit që në moshë të re në Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut. Aty ai u bë kapiten i ekipit të bejsbollit si edhe kapiten i ushtarakëve të rinj.

Më tej ai mësoi rreth sipërmarrjes së ndërtimit duke qëndruar krah për krah të atit, ndërsa vazhdonte studimet e larta në për Financa në Wharton School në Universitetin e Pensilvanisë. Pasi mbaroi universitetin Donaldi u përball me një zgjedhje, ose të bashkohej me të atin në Kuins, ose të jetësonte projekte madhore, duke ecur përpara në një ndër qytetet më të mëdha në botë. Zgjedhja ishte e thjeshtë për Donaldin. Projekti i tij i parë nuk kishte të bënte shumë me rinovim ndërtesash, por kishte të bënte me nxjerrjen në pah të shpirtit të qytetit.

Hoteli Commodore në Nju Jork, dikur i mahnitshëm lëngonte në një lagje të shkatërruar. Hoteli iu shit sipërmarrësit që kishte dëshirën, mbështetjen dhe imagjinatën e nevojshme, i cili ishte pikërisht Donald Trump. Ai ua mbushi mendjen bankave se ato kishin një detyrim moral për të investuara në Nju Jork. Gjithashtu ai negocioi një ulje taksash me bashkinë, duke bërë që projekti te fillonte vrullshëm, duke krijuar kështu vende pune të reja në ndërtim dhe në fushën e hotelerisë. Ndërtesa e re e Donald Trump e rigjallëroi zonën.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ndërtesa të reja të Trump-it e ndryshuan panoramën e qytetit. Por të ndërtoje në Nju Jork nuk ishte e lehtë. Ndërkaq, ajo që e irritonte më shumë Trump-in ishte të shikonte se si në qytetin e Nju Jork-ut po harxhoheshin 6 vite dhe 13 milionë dollarë në përpjekje për të ndërtuar ringun e patinazhit në Parkun Qendror. Trump-i habitej. Atij iu deshën vetëm 2 vite për të ndërtuar Kullën Trump. Kështu ai mori përsipër projektin. Ai e mbaroi për 3 muaj dhe madje me buxhet të kufizuar. Ai mori përsipër edhe një projekt tjetër në qytet. Trump ndryshoi një landfill në një fushë publike golfi, duke i kursyer Nju Jork-ut miliona dollarë.

Sekreti i suksesit i tij është një skuadër e fuqishme. Ashtu siç e mësoi i ati, Donald Trump-i u mësoi fëmijëve të tij rreth sipërmarrjes. Dhe kështu ata u bënë pjesë e rëndësishme e skuadrës “Trump”. Gjatë viteve, Donald Trump, me sipërmarrjen e tij ka krijuar me dhjetëra mijëra vende pune dhe shumë nga ato për gra dhe vajza. Pas një karriere gjatë së cilës ngadhënjeu, aty ku shumë të tjerë u dorëzuan, Donald Trump iu përkushtua një tjetër projekti rindërtimi. Dhe fillimi i këtij projekti nisi me zyrtarizimin e rrugëtimit të tij si kandidat për President të Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump ka thënë se ai i adhuron njerëzit që angazhohen me mish e me shpirt. Me angazhimin e tij me përkushtim të madh për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është kthyer në qendër të sulmeve të kundërshtarëve. Trump mund të kishte vazhduar me karrierën e tij të dhe të kalonte më shumë kohë me familjen. Por në vend të kësaj ai zgjodhi të kandidonte për president, pasi ai beson se Amerika mund të bëhet përsëri madhështore.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: