Gjatë vizitës së tij në Japoni, presidenti i SHBA Donald Trump  ka deklaruar se kryeministri japonez Shinzo Abe  po blen pajisje masive ushtarake nga SHBA.

Ai tha se Japonia mund t’i  gjuajë ato nga qielli kur të përfundojë blerjet,për të cilën Trump u shpreh se do të siguronte vende pune për amerikanët dhe siguri për Japoninë.

Duke iu referuar raketave të Koresë së Veriut, Kryeministri Abe tha se po e shqyrton marrëveshjen ,duke shtuar se Japonia duhet të përmirësojë cilësinë e aftësive të saj mbrojtëse, duke pasur parasysh situatën shumë të ashpër të Koresë së Veriut.

Ai theksoi se e gjitha kjo bazohet në bashkëpunimin ligjor ndërmjet Japonisë dhe SHBA-së.

Nuk është e qartë nëse është nënshkruar një marrëveshje ushtarake gjatë udhëtimit të zotit Trump, por të dy vendet janë aleatë ushtarakë të ngushtë duke ruajtur disa baza ushtarake në Japoni.

Japonia nuk ka një ushtri të mirëqenë, por në vend të kësaj mban forca vetë-mbrojtëse, nën kushtetutën pacifiste të pasluftës.

Të dy udhëheqësit gjithashtu riafirmuan lidhjet e tyre dhe u zotuan të qëndrojnë kundër kërcënimit të Koresë së Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb