Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar se një fitore e mundshme e Asadit në Siri do të shkaktojë një valë të re refugjatësh në rajon. Tusk në një fjalim në Parlamenti Europian i ka bërë thirrje vendeve të BE-së që të marrin më shumë përgjegjësi në lidhje me krizën e refugjatëve.

Donald Tusk ka theksuar ndër të tjera se duke pasur parasysh migrimin e sigurtë dhe elementët humanitare, kufijtë e jashtëm të BE-së duhet të mbahen nën kontroll.

Ai duke cekur edhe takimin e ditës së djeshme në Bruksel me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan u shpreh se nga Turqia dhe përreth Halepit parashikohet që të ketë largime me një potencial prej 3 milionë refugjatësh.

Tusk duke tërhequr vëmendjen se me mbështetjen e Rusisë dhe të Iranit mundësia e fitores së presidentit Bashar Asad në Siri sa vjen e rritet tha se “fitorja e Asadit do të shkaktojë një valë të re të refugjatëve”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: