Të bësh një tatuazh është një dëshirë që e kanë shumë njerëz, por a e dini se cilat janë zonat më të dhimbshme për të bërë një tatuazh?
Sqetulla
Kjo është zona në cilën lëkura është shumë e ndjeshme

Qafë
Kjo zonë ka pak muskuj, për këtë arsye është shumë delikate
Në pjesën e sipërme të dorës
Bëhet fjalë për një zonë ku ndodhen pjesët kryesore të nervave që i përdorim në jetën e përditshme. Për këtë arsye është shumë e dhimbshme.
Ije dhe bust
Këtu në praktike ka pak mish dhe gjilpëra shkon direkt në kocka. Për këtë arsye këtu të dhemb shumë.
Prapa veshit
Të bësh një tatuazh mbrapa veshit është shumë në modë, por kjo është një zonë shumë e dhimbshme sepse punohet absolutisht mbi kockë.
Në pulsin e dorës
Këtu lëkura është shumë pranë kockës. Për këtë arsye është një zonë e dhimbshme.
Në kolonën vertebrale
Kjo është pjesa ku ndodhen pjesa më e madhe e nervave dhe për këtë arsye është më e ndjeshmja. Për shembull kur merr një goditje në pjesën e poshtme të shpinës, ndjehet një dhimbje e thellë që të vjen deri lart si një reagim zinxhir. E njëjta gjë ndodh edhe me aget.
Bërryla dhe gjunjë
Këto janë pjesët që janë gjithmonë në lëvizje, për këtë arsye lëkura është shumë e ndjeshme. Pasi ke realizuar tatuazhin, ju do të ndjeni dhimbje sa herë që lëvizni atë pjesë të trupit. Shenja kërkon pak kohë për tu shëruar
Qafa e këmbës
Këmba është një zonë delikate e trupit dhe gjilpëra takon pothuajse gjithmonë kockën.
Organet gjenitale
Këtu besoj nuk ka nevojë për shpjegim pasi lëkura në këto vende është shumë delikate dhe dhimbja sigurisht shumë e madhe
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: