Raportet e fundit rreth celularit të ri të Apple iPhone 8 mund t’i nervozojnë përdoruesit. Besohet se iPhone nuk do të hyjë në prodhim deri në shtator, që sugjeron se përdoruesit e iOS nuk do të mund ta kenë celularin në duar deri në tetor. Kjo shtyrje është si pasojë e sensorit të gishtit që Apple pritet ta zëvendësojë me TouchID, pasi që kompania është duke e ndërtuar sistemin e vetë dhe ka nevojë për më shumë kohë për ta prodhuar. Raportet rreth iPhone 8 filluan të dalin në web vetëm pak muaj pasi Apple lansoi iPhone 7. Megjithatë, sipas raportit të ri nga DigiTimes, kompania mund ta shtyjë datën e lançimit.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb