TIRANË-Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka nisur një proces të ri të aplikimit për viza që është quajtuar “Konsullja Anna”. Nëpërmjet një postimi në faqen e ambasadës së SHBA-së, pasditen e së mërkurës, thuhet se “ Jemi duke u përpjekur që të shpjegojmë për ju procesin e aplikimit të vizave në një mënyrë të re! Kemi krijuar një personazh virtual – e kemi quajtur “Konsullja Anna” – e cila shumë shpejt do i përgjigjet të gjitha pyetjeve lidhur me vizat në një program të ri në facebook të titulluar “Pyet Anën.”

“Konsullja Anna” është një personazh jo real, por mos u gënjeni! Këshillat e saj do të vijnë nga një ekip zyrtarësh të vërtetë të konsullatës në Ambasadë, të cilët kanë ndihmuar në krijimin e saj. Nesër ne do të postojmë numrin e parë të “Pyet Anën”! Mos humbisni!”, thuhet në postimin e ambasadës amerikanë në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: