TIRANE- Në emisionin sportiv në News 24, ‘Fair Play’ të moderuar nga gazetarja Enkelejda Zeko është trajtuar sot çështja e dopingut që ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në peshëngritjen shqiptare, pasi Romela Begaj, Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli rezultuan pozitiv në testin e parë.

Një nga të ftuarit e këtij emisioni ishte edhe deputeti i PS-së, Blendi Klosi, i cili shprehet se e ka të vështirë të besojë që peshëngritësit kanë marrë doping me vetëdije, kur e dinin që do testoheshin. Ai kërkoi më shumë vëmendje nga stafi mjekësor, ndërsa tha se edhe ushqimet e tyre duhet të kontrollohen.

“Pranë këtyre sportistëve duhet të qendrojnë njerëz specialistë dhe të kualifikuar. Nuk duhet të hedhim poshtë mundin dhe djersën e sportistëve. Ne, poltika duhet të jemi më të përgjegjshëm që këta sportistë të kenë kushte këtu, të mos ikin nga Shqipëria. Por e kam të vështirë ta pranoj që këta e kanë konsumuar me vetëdije, kam bindjen që nuk e kanë ditur që e kanë përdorur atë substancë. Nuk mendoj që shkojnë atje dhe thonë hajde se nuk i dihet se ndoshta edhe nuk na kapin.

Ndërsa përfaqësuesi i qendrës kombetare të antidopingut, Mel Ostreni tha ndër të tjera se sportistët duhet të kontrollojnë ehde ushqimin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: