Pas humbjes në shtëpi, 1-2 me Partizanin, trajneri Milinkoviç u shpreh se do të shikonte pozicionin e tij.

“Panorama Sport” mësoi se kishte qenë vetë trajneri serb, ai që i kishte kërkuar presidentit Gjici dorëheqjen, duke qenë kështu ai i sakrifikuari për këtë situatë jo pozitive tek Kukësi.

Por, siç citon “Supersport”, Safet Gjici nuk e ka pranuar dorëheqjen e trajnerit serb. Kështu, Mladen Milinkoviç do të drejtojë nesër si zakonisht, stërvitjen e verilindorëve, duke vijuar punën normalisht me besimin e presidencës./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb