TIRANE– Yli Manjani është një nga emrat e përfolur gjatë ditës së sotme, se mund të jetë i propozuari për detyrën e ministrit të Drejtësisë. Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Rama rreth orës 16:00 të ditës së sotme, Manjani ka folur rreth spekulimeve se ai mund të propozohet në këtë psort. I pyetur nga gazetarët nëse në postin e ministrit të Drejtësisë do të jetë një tjetër kandidat nga LSI, Yli Manjani tha se me dorëheqjen e Nasip Naços nuk ndryshon formula politike. Kjo deklaratë e tij lë të kuptohet se sërish në këtë detyrë do të jetë një figurë politike nga LSI.

Manjani ndërkaq u shpreh se kushdo person që është i përfshirë në jetën politike të vendit duhet të jetë i gatshëm për një detyrë të re.

Me këtë deklaratë të tij, Manjani la të hapur mundësinë që ai të vijë në këtë post nëse i propozohet.

Por në fillim të deklaratës së tij, Ylli Manjani tha se nuk mund të japë mendimin e tij, pasi ende nuk ka lexuar dorëheqjen e Nasip Naços nga detyra e ministrit të Drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: