TIRANE- Vetëdorëzohet në polici Renato Milloshi, i cili dyshohet të jetë bashkëpuntor në ekzekutimin e Elton Çiços. Ngjarja në fjalë ndodhi në 1 maj të vitit të kaluar, në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Renato Milloshi është djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Milloshi ishte pronari i makines tip ‘Ford’ që transportoi Jani Aliajn në vendngjarje, ndërsa ky i fundit është ende në kërkim nga policia. Makina u sekuestrua nga blutë disa dite me vonë në një parking në zonën e ish-Bllokut.

Renato Milloshi është një emër i lakuar edhe më herët në dosjet e policisë. 36-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit të kaluar për mbajtje pa leje të armëve sportive.

Elton Cico, personi i ekzekutuar
Elton Cico, personi i ekzekutuar

Çiço u ekzekutua brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë ku ndodheshin dy miq të tij, njëri me profesion oficer policie dhe tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kameras së sigurisë brenda lokalit, atentatori trupmesatar ishte i mirëinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Renato Milloshi u dorëzua dhe Jani Alia, vijon të jetë i shpallur në kërkim nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 27.02.2017, rreth orës 22:00 nga Specialistët e Seksionit e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës & Shëndetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,është ekzekutuar vendimi penal datë 24.05.2016 i Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, në të cilën është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, vjeç 37, lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal.

Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetëdorëzuar më datë 27.02.2017 pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Materialet ju referuan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb