TIRANË-Pas mbylljes së seancës së parlamentit, kryeministri Edi Rama ka komentuar jashtë ambienteve të Parlamentit sjelljen e opozitës në Kuvend, cështjen ‘Tom Doshi’, si dhe mbi protestën e sotme të opozitës.

Rreth cështjes “Doshi”, Rama u shpreh se gjithë kjo situatë do të përkthehet në mirësi për politikën por duhen pritur me durim hetimet nga prokuroria.
“Jam i bindur se gjithçka që trazoi këtë do kthehet në një mirësi për politikën dhe për ndërveprimin shoqëror dhe politik, por për këtë duhet të presim me durim përfundimet e hetimit sepse vetëm hetimi i plotë i paanshëm dhe për cdo detaj i kësaj cështje do të mund të japë përfundimin që kërkon publiku dhe do të mund të tregojë të vërtetën e gjithë kësaj telenovele të shëmtuar. Së dyti në besoj dhe uroj që gjithçka po ndodh të sjellë dhe parlamentin më në fund në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që ky parlament të prodhojë atë për të cilën është zgjedhur”.

I pyetur se seanca u mbyll pasi ekzistonte një frikë nga protesta e opozitës, Rama u shpreh se në parlament ka ekzistuar një tolerancë e tepruar ndaj opozitës që i ktheu punimet në mitingje.

“Kam qenë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë parlamentin për mitingje. Kemi pasur një papunësi seancash të përkthyer në
parlamenti duhet t’i kthehet rregullores dhe deputetët të respektojnë rregulloren”.

Kurse pyetjes së mediave nëse në protestën e sotme ka elementë të rrezikshëm, ashtu si u shpreh SHISH, Rama u përgjigj se; “Jam i bindur se populli shqiptar është shumë më i vetëdijshëm dhe shumë më i qartë për cfarë po ndodh dhe shumë më i qartë sesa ju dhe shumë më i qartë se të gjithë ata që në vend të bëjnë detyrën popullit për të cilën i ka zgjedhur populli, dhe në vend të zgjidhin hallin e njerëzve kanë vetëm një hall, hallin e tyre”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: