Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në “Facebook”, ka publikuar foton e personit me pseudonimin “Lolo”, te pergjimet e dosjes “Habilaj” të zbuluar nga autoritet italiane. Nga përgjimet me nofken “Lolo”, njihet një nga kusherinjtë e largët të Tahirit, emri i vërtetë i të cilit është Florian Habilaj.

Ky eshte famozi Lolo, qe sipas pergjimit te autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i “madhi” ne Tirane gjate operacionit policesk “Fundi i Marrezise” per lojrat e fatit, te ankohej tek Saje qorri kunder Agron Xhafes, pronar tjeter i lojrave te fatit ne Vlore. Saje zgjidhi sherrin! sb

Pjesa e përgjimeve në dosjen “Habilaj” 

• Biseda mes vëllezërve Habilaj: Porositë që më dha “shefi i madh” në Tiranë

Pas përgjimeve të zbardhura nga autoritetet italiane të kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Moisi Balilaj dhe vëllait të tij Florianit, të tjera detaje janë zbuluar nga bisedat ku përmendet emri i deputetit socialist.

Në nja nga faqet e dosjes së plotë që në vetvete përmban 416 të tjera Moisi është duke folur me të vëllanë Florianin ku ky i fundit i rrëfen për takimin me ‘shefin e madh’ në Tiranë.

Floriani tregon me detaje se si e morën me taksi dhe se cfarë i tha ‘shefit’ ‘fije për pe’.

Moisi : C’ thuhet tjetër?

Florian :Asgjë, dje mbrëma u nisa për në Tiranë dhe sapo mbërrita , këtu në Fier (qytet rreth 35-40 km larg vlorës)

Moisi Habilaj – Po c ne?

Florian : Më kërkoi ‘’shefi I madh’’

Moisi : Cfarë donte?

Florian : Asgjë, , për këto… për situatën

Moisi : Ah, fole kokë më kokë me të? ( fole ballë për ballë)

Florian : Po, me priti në 11.30, më paguan/ dërguan taksinë

Moisi :  Po cfarë të tha?

Florian: Më tha, ” cfarë janë këto”… cfarë…. Si janë punët? I thashë ‘’ kështu kështu”

Moisi: Qe do të thotë?

Florian: I thashë që ne nuk… mos u dëshpëro / mos u shqetëso….. është cështje orësh

Moisi: Ah, po, por duhej t’i thoje që ne nuk kemi faj , këtë duhej t’I thoje

Florian: Po i a thashë që ne nuk… por hic…. Më tha: “ata e kanë bërë qëllimisht, që unë (shefi) t’I thërrisja, shpjegoi

Moisi : Po, .. edhe ne e kuptuam…. Nda nuk e shqetësuam

Florian : Edhe ne e morëm vesh.. dhe më tha.. “ unë e thërrita dhe I thashë: nuk duhet të përfshiheshe ne lojërat e (cështje) fatit’’

Moisi :E kishte thirrur atë (nënkupton një person të tretë)?

Florian :E kishte thirrur ky? …. ‘’ shefi I madh’’ e kishte marë në tel… më dëgjon?

Moisi :Po, më thuaj , vëlla

Florian :E kishte marrë ne telefon dhe I kishte thënë se nuk duhet te ishte përfshirë (nenkupton ndoshta para’, kapitale të përbashkëta) në lojërat e fatit

Moisi :Po

Florian : Ai I ishte përgjigjur duke u justifikuar , jo këtej e jo andej…. “janë për të tjera gjëra (biznese, flet gjthm për para ) … “përsa i përket gjërave të tjera (në kuptimin për të ecur shpejt,’’… I kishte thënë (shefi) .-atë që ke për të bërë , bëje shpejt…

Moisi : Sepse ka humbur kohë… Po… e pastaj?

Florian :Asgjë, …. Ai kishte filluar të dridhej dhe kishte ulur zërin

Moisi : Blasfemi

Florian : Megjithatë nuk duhet të shqetësohesh për asgjë’’- më tha në fund ( shefi)…

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb