Kërkesa e Izet Haxhisë, për rihapjen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si dosja e shekullit mori sot “ok” nga Gjykata e Tiranës, ndërsa avokati i këtij të fundit sqaroi me detaje se klienti i tij që pretendon pafajësinë do t’i drejtohet tashmë Gjykatës së Apelit.

Avokati thotë se klienti i tij ka prova të cilat do t’i bëjë prezente në momentin e duhur. Ai flet për të paktën 21 politikanë shqiptarë për të cilët do të kërkohet dëshmia në lidhje me një nga vrasjet më të bujshme në Shqipëri. “Të merret vesh se kush e vrau Azem Hajdarin, pse të mos merret vesh kur klienti im është i pafajshëm”,- thotë avokati.

Cfarë ndodhi në seancën e sotme?
Bashkim Nikolla: Me këtë vendim që mori gjykata e Shkallës së Parë flet shumë, është një ditë e mirë për Shqipërinë, për drejtësinë që kriminelët e vërtetë të dënohen. Është hapur rruga për të regjistruar nga ana jonë, për të proceduar më tej me ankimin. So rendisim provat dhe do themi pse jemi të pafajshëm, pra do provojmë që na takon pafajësia.

Keni prova të reja?
Bashkim Nikolla: Sigurisht që ka prova. Nuk është momenti për t’i bërë të njohura. Ne do sqarojmë pozicionet tona dhe mbështetjen në prova reale.

Çështja tani shkon në Apel?
Bashkim Nikolla: Patjetër na është hapur rruga të ridëgjohemi e gjykohemi në një dosje skandaloze. Vetëm dje kemi pasur mundësi të prekim dosjen prej 702 faqesh. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit që organi i akuzës ju ka bërë thirrje të paraqiten dhe nuk kanë shkuar të dëshmojnë. Kanë pasur një seli partiake dhe nuk e kanë përfillur drejtësinë. Do kërkojmë gjithë këta politikanë të dëshmojnë. Të gjithë e kërkojnë kush është vrasësi i Azem Hajdarit? Të gjithë ta marrin versh kush është

I qëndroni akuzës së bërë nga Izet Haxhia se është paguar 1 milion euro për ta eleminuar fizikisht?
Bashkim Nikolla: Po, do ta vërtetojmë porositësin, se Izet Haxhia ka pasur rrezik permanent për jetën. Të bëhet drejtësi pa bota të përmbyset. Unë kam shum besim tek drejtësia.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb