TIRANË- News 24 dhe BalkanWeb kanë siguruar dosjen e prokurorisë e cila ka ngritur akuzë për “vrasje për shkak të rrethanave familjare” për nusen 21-vjeçare Marjana Cmeta dhe “moskallëzim krimi” për vjehrrin e saj Agim Lami, kushëririn e tij Arben Saliu si dhe hoxhën Hysen Shehu.

Gazetarja Klodjana Lala sqaron për “BalkanWeb” se Prokuroria për Krime të Rënda ka mundur të zbardhë pas një hetimi 10 mujor krimin e denjë për një skenar filmi horror, me protagoniste nusen 21-vjeçare.

Që prokurorët të zbarkonin në zyrën e Hoxhës, është dashur dëshmia e Olti Lamit, djalit të Lirijes i cili ka dëshmuar para prokurorëve se ishte gjendur mes dy zjarreh shpeshherë dhe nuk dinte kujt t’ja prishte “nënës apo nuses”.

Ai ka rrëfyer ndër të tjera se kishte marrë vesh ekzistencën e një videoje, të filmuar nga hoxha Hysen Shehu.

Pasi përgjuan telefonatat e djalit të viktimës me hoxhën, me një vendim gjykate në duar, oficerët zbarkojnë në zyrën e Hysen Shehut dhe bëjnë sekuestrimin e videos, që është edhe prova më e fortë kundër nuses të dyshuar për vrasjen.

Pasi sigurojnë provat, prokurori Besnik Muçi kërkon nga gjykata të miratohen urdhër arrestet për të dyshuarit.

Në krye të herës, policia e referoi ngjarjen si vetëhelmin, ndonëse viktima kishte shenja dhune në fytyrë. Vetëm pas këmbënguljes së oficerëve gjyqësorë u zbardh e vërteta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb