ITALI- Vërtetohën dy raste të dhunës seksuale nga një barist shqiptar në drejtim të disa kamariereve që kanë denoncuar në një hark të shkurtër kohor. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në peridhën mars-prill të një viti më parë në një lokal në zonën e njohur si “Pozzo Strada” në Torino.

Protagonist është një shqiptar 50-vjeçar, i denoncuar nga disa femra. Pas një viti hetim, prokuroria mblodhi prova të mjaftueshme për ta çuar shqiptarin para gjykatës.
tutori
Referuar dëshmive të grave të dhunuara, mbi të cilat është ngritur akuza e prokurores Barbara Badellino, shqiptari kishte të njejtën praktikë pune me të gjitha koleget e tij.

Ai i’u injektonte drogë pak para se të përfundonin turnin e më pas abuzonte me to.

Në rastin e dytë ku viktimë ka mbetur një minorene, një pjesë e abuzimit mësohet të jetë regjistruar nga kamerat e brendshme të lokalit, ndërsa policia sekuestroi edhe një shishe ku gjeti gjurmë të lëndëve narkotike.

Mësohet gjithashtu se vajza në fjalë ka përfunduar në spital pas abuzimit atje ku ka deklaruar të mos ketë qënë e vetëdijshme në momentin që ai abuzonte me të.

Pasi policia sekuestroi pamjet filmike brenda në lokal dhe nisi të marrë në pyetje pjestarë të stafit, u zbulua edhe rasti i kamarieres së parë të abuzuar.

Sakaq, baristi i mbrojtur nga avokati Wilmer Perga, mohon të ketë abuzuar me vajzat dhe se kanë qënë pikërisht këto të fundit që kanë kërkuar aventura seksuale me të.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb