RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin hedh poshtë pretendimet e dosjes së publikuar javën e kaluar, se shërbimet sekrete ruse kanë filmuar në një hotel në Moskë me prostituta, presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, në vitin 2013-të dhe se tani e shantazhonin.

Sipas “The Telegraph”, Putin mësohet të ketë thënë se njerëzit që kanë nxjerrë këto informacione janë më të “këqij se prostitutat”.

Putin ndër të tjera i ka cilësuar prostitutat ruse “si më të mirat në botë”, por nuk besonte që Trump është takuar me to në Moskë. “Ai është një mashkull që për vite ka organizuar konkurse bukurie dhe ka folur për femrat më të bukura në botë. E kam të vështirë të besoj që ka shkuar me prostituta”,- thotë Putin ndër të tjera.

Trump
“Donlad Trump ka në krah gruan më të bukur në botë, e pse do i duhej që të shkojë me prostituta në Moskë”, është shprehur Putin ndër të tjera.

Në dosjen sekrete, flitej për lidhjen mes Rusisë dhe Trump, ku sipas informacionit Moska kishte siguruar materiale kompromentuese gjatë vizitës së presidentit të ardhshëm në Rusi. Kjo dosje u
realizua nga një ish­agjent i shërbimit sekret të Britanisë, Christopher Steele.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: