(Rrëfimi: Si i vrau shteti në atentat me mina Halil Haklajn dhe Feriz Kërnajën. Fatmir Haklaj mbeti i plagosur, ndoqi telat e minave dhe gjeti një radio policie. Ishte 6 maji 1998)

Ish-i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën e vështirë në vitet 1997-1999 në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë. Vetë Haxhia u lirua nga burgu në vitin 2016 dhe ju rikthye jetës normale. GSH.al po sjell sot pjesën e gjashtë nga “dosja Tropoja”, një rrëfim për atentatin e dështuar ndaj Fatmir Haklajt dhe atentatin tjetër me mina ku mbeti i vrarë Halil Haklaj e Feriz Kërnaja.

Tirane.20.02.02.- I pandehuri Ismet Haxhia ne gjygji i Azem Hajdarit.nr.neg.10A.ATSH.FOto:F.Abazi

ATENTATET NGA DORA E SHTETIT
Në periudhën e trazirave të vitit 1997, lulëzuan shumë banda kriminale anekënd Shqipërisë. Kjo ishte një pjellë e keqe e cila lindi si pasojë e dashurisë së kundërligjshme të politikës me krimin. ‘Muaji i mjaltit’ i politikës dhe politikanëve që do të merrnin pushtetin, me ndihmën e tyre, do të përfundonte shpejt, duke pasur frikën që bandat do t’u kërkonin pjesën e premtuar të tortës së pushtetit. Në këtë kuadër shteti do të fillonte në mënyrë massive planin kriminal të likuidimit fizik të pjellës së tyre kriminale.

Kjo veprimtari kriminale në Shqipëri ka filluar të aplikohet kohë më parë, fill pas ndërrimit të pushteteve në vitin 1997. Për fat të keq, ndryshe nga vdekja ligjore pas një dënimi të dhënë nga drejtësia, kishte filluar të aplikohej me vrasje pa gjyq të dhjetëra të pabindurve, që vetë politika i kishte sajuar. Kam mësuar se për shkak të kundërshtive për ndërmarrjen e veprimtarisë kriminale të strukturave të shtetit, në përpjekje për likuidim fizik të së ashtuquajturave banda kriminale ka dhënë dorëheqjen ministri i Rendit Publik, P. Koçi. Në vend të tij më pas vjen ‘trimi’ i karrierës politike, i cili jo vetëm do e drejtonte këtë veprimtari kriminale, por shpesh nëpërmjet mediave, do të mburrej për likuidimin e 46 bandave kriminale, në kuadrin e sukseseve të punës së dikasterit që ai drejtonte.

Pjesë e kësaj veprimtarie kriminale është edhe vendimi për likuidimin e Haklajve, Izet Haxhisë, Feriz Kërrnajës dhe Nehat Kullës. Ky vendim kriminal është pjesë e një kompromisi të fëlliqur politik, i cili do të shërbente më pas për të lëshuar më shumë dorën kriminale të strukturave kriminale të shtetit.

Për këtë vendim unë mësova shpejt nga një ish-këshilltar i ministrit, i cili më paralajmëroi që vëllai im Izet Haxhia të sigurohej shumë e të mos dukej në Tiranë, pasi kanë vendosur ta likuidojnë, atë dhe të përmendurit më lart. Në fillim nuk e besova këtë lajthitje kriminale të institucioneve të shtetit, por pak kohë më vonë unë u binda për këtë. Nuk do të kalonte shumë kohë, që fillimi i këtyre veprimeve kriminale, do të më bënte të besoja se gjithçka lidhur me këtë temë ishte shumë e vërtetë.

Në njërën nga ditët pasuese, një oficer i forcave speciale të RENEA-s, i cili ato ditë ndodhej me shërbim në B. Curri, së bashku me pjesë nga reparti që ai drejtonte, do më paralajmëronte: “Bëni kujdes me vëllain tuaj Izetin, pasi është dhënë urdhër për ta qëlluar pa paralajmërim”. Përse duhej likuiduar vëllai im? Sepse i përkiste një force politike kundërshtare, apo se dikush nga ata që tani i kishte ardhur radha për t’u hakmarrë, po e shfrytëzonte këtë shans? Likuidimi i të ashtuquajturave banda kriminale filloi të zbatohej me dy mënyra.
fatmir-haklaj-jaho-salihi118-2-768x1024

Mënyra e parë do bëhej duke nxitur banda apo kriminelë të veçantë, me lloj-lloj disinformacionesh, që nxitnin përplasjen e tyre për vdekje. Më kishte qëlluar të dëgjoja nga goja e një oficeri të Shërbimit Informativ, pasi një person naiv po i qante hallin se kishin punë të vështirë në këto kohë me krimet, ai do t’i përgjigjej: “Ne nuk ka përse të rrezikojmë. Detyra jonë është të nxitim kriminelët, që të vrasin njëri-tjetrin”. Kjo strategji është përdorur në SHBA shumë vite më parë, ku shërbimet inteligjente përgatisnin terrenin nëpërmjet përhapjes së disinformacioneve, për të përplasur deri në likuidim të plotë familjet mafioze.

Shkrimin e plotë e gjeni në GSH.al  http://www.gsh.al/2017/03/28/dosja-tropoja-ismet-haxhia-kompromisi-politik-per-likuidimin-e-haklajve-izet-haxhise-dhe-nehat-kulles/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: