Nga: Erald KAPRI

Ngjarjet e luftës në Shqipëri përfshijnë edhe një ngjarje të rrallë të cilës i janë kushtuar disa libra dhe dokumentarë. Në 8 nëntor 1943, një avion amerikan me 30 anëtarë në bord me mjekë dhe infermierë të ushtrisë amerikane rrëzohet në Dumre. Falë aftësisë së pilotit, asnjë prej ekuipazhit nuk humbi jetën. Prej këtu, nisi aventura 3 mujore e 30 amerikanëve të cilët u shpëtuan duke mbërritur në Bari të Italisë me një anije pasi ecën të paktën 1 mijë kilometra nga Dumreja për në Karaburun.

Por historia e tyre përmban disa prej detajeve më mahnitëse të Luftës së Dytë Botërore. Një ndër to është edhe mbijetesa e 3 infermiereve amerikane të cilat u shkëputën nga grupi dhe u shpëtuan nga oficerët britanikë dhe forcat e Ballit Kombëtar. Të 3 infermieret strehoheshin në Berat dhe një kontroll i befasishëm i forcave gjermane bëri që ato të marrin arratinë në male mes dimrit dhe dëborës. Ato u shoqëruan nga oficerët britanikë Palmer dhe Dafi që rrezikuan jetën për shpëtimin e tyre, e më pas qëndruan ditë të tërë mes të ftohtit në male. Por falë ndërhyrjes së Skënder Muços, një eksponenti patriot i Ballit Kombëtar në Vlorë, vajzat mbijetuan. Ato u fshehën në një kamion dhe më pas u ngjitën për tu strehuar në Dukat në familjen e një tjetër patrioti të njohur që mbështeste Ballin Kombëtar, Hodo Metos. Pasi u siguruan nga ndjekja gjermane, një barkë erdhi dhe i mori ato në fillim të marsit 1944 në Karaburun dhe udhëtuan të sigurta drejt Italisë.

Shënimet e oficerëve britanikë për mbijetesën e 3 infermiereve janë mjaft interesante. Banorët e mjaft fshatrave u thërrisnin atyre “çupka amerikane” dhe ky cilësim mbeti deri vonë në memorjen e banorëve që i strehuan. Fotot e rralla që botohen sot në newsbomb.al janë bërë nga oficerët britanikë dhe oficeri amerikan Smith që ndihmuan 3 infermieret amerikane.

Aventura e tyre prej 5 muajsh në Shqipëri është cilësuar si një prej ngjarjeve dhe aventurave për mbijetesë nga më uniket gjatë luftës.
1

2

3

5

1 - Copy
Skënder Muço, lideri i Ballit Kombëtar në Vlorë që shpëtoi “çupkat amerikane” u vra nga gjermanët në gusht 1943 ndërsa familja e Hodo Metos në Dukat pati një fund të dhimbshëm nga diktatura komuniste.
Marrë nga newsbomb.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: