TIRANE- Ejona dhe Ademi janë dy bashkëshortët që vijnë në ‘Big Brother 9’ për të pasur për herë të parë një krevat dopio.

Të martuar dhe me një fëmijë të vogël, çifti bëhet pjesë e lojës për të fituar çmimin e madh. Ejona ka një histori të dhimbshme, pasi që në moshë të vogël ka humbur prindërit e saj dhe prej vitesh ka luftuar me kancerin.

Fitimtare ndaj sëmundjes, ajo vjen në kërkim të parave në ‘Big Brother’. “Do ta fitojmë Big Brother që më në fund dhe ti të kesh një shtëpi”, i ka thënë Ademi pak para se dyshja të bëhej pjesë e formatit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: