SARANDE – Dy persona janë arrestuar në qytetin e Sarandës gjatë një operacioni anti-drogë. Florian Balliu, 29 vjeç, banues në Fier dhe Amarildo Derstila, 26, banues në Elbasan, u kapën me afro 21 kg drogë të llojit kanabis në automjetin e tyre.

Sipas policisë, dy të rinjtë kishin si qëllim ta trafikonin drogën në Greqi. Autoritetet gjithashtu kanë shpallur në kërkim 21-vjeçarin R.K. banues në Fier, si bashkëpuntor në këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë

Operacion anti-droge i policise se Sarandes. Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur ”Qafa e Muzinës”, shtetasit Florian Balliu, 29 vjeç, banues në Fier, Amarildo Derstila, 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi jane konstatuar ne mjetin e tyre tip “Ford” me 20.6 kg kanabis qe kishin qellim trafikimin ne Greqi. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin R.K., 21 vjeç, banues në Fier, si bashkëpuntor në këtë vepër penale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb