TIRANE-Një tjetër media është drejt shkrirjes totale. Bëhet fjalë për Shqiptarja.com, në pronësi të italianit Carlo Bollino i cili prej më shumë se 20 vitesh jeton mes Shqipërisë dhe Italisë.

Burime kanë bërë të ditur per portalin Syri.net, se, një ditë më parë Bollino ka vendosur që të shkarkojë kryeredaktorin e komanduar dhe më shumë se gjysmën e stafit të gazetës duke nxjerrë në rrugë e të papunë disa gazetarë e punonjës të tjerë.

“Nuk dihet ende se pse është marrë ky vendim nga botuesi Bollino, i cili disa muaj më parë u prish në marrëveshjen që kishte me deputetin socialist, Koço Kokëdhima, pasi së bashku kishin televizionin “A1”.
Besohet se gjendja e keqe financiare e botuesit dhe mungesa e reklamave nga shteti ka bërë që të merret vendimi për rrudhjen në maksimum të stafit”, shkruan Syri.net.

Shqiptarja.com është gazeta e dytë brenda pak ditësh që shpall falimentimin pas asaj Shqip, që do të vazhdojë vetëm online dhe me një botim javor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: