TIRANË-Gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar nga Policia Rrugore e Tiranës,ndërsa 5 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga. Ndërkohë, janë pezulluar 28 leje drejtimi. Kontrollet e zhvilluara, në kuadër të detyrave të përcaktuara në Planin e Ri të Masave “Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Efektivat e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës”, kanë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës, si dhe në akset rrugore të brendshme të qytetit, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme si dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Kontrollet kanë konsistuar në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët:
•drejtojnë automjetin nën efektin e akoolit apo në gjendje të dehur.

•qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

•nuk përdorin rripin e sigurimit.

• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

•nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

•qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe arrestuar në flagrancë:
* 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka dalë nga rruga por pa pasoja.

Janë pezulluar 28 Leje Drejtimi, konkretisht:
•10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara

•18 Leje Drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur

Gjithashtu janë vendosur:
-29 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,
-18 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
-16 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
-5 masa administrative për shkelje të semaforit,
-9 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,
-4 masa administrative për gara shpejtësie,
-4 masa administrative për xhama të errët,
-si dhe 34 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa. Si rezultat i kontrolleve të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizëshme në shumë akse rrugore brenda qytetit, Policia Rrugore ka evidentuar shumë drejtues mjetesh të cilët drejtonin automjetin në mënyrë të rregullt, duke i falenderuar ata për kontributin e tyre në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurinë e jetës në rrugë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: