DURRËS – Ardian Çela, Administratori i sapoemëruar i OSHEE rezulton nën hetim. Çela po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për tenderat që janë zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, pas kallëzimit që i ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Padia ndaj Ardian Çelës është ngritur më 30 qershor 2013, pasi, si Kryetar i Komisionit të Tenderave në Bashkinë e Durrësit, rezulton të ketë bërë favorizime dhe shkelje të tjera ligjore në favor të disa kompanive. Çështja penale është ende e hapur në Prokurorinë e Durrësit.

1 DHJETOR 2014, LARGOHET SEFERAJ, EMEROHET ÇELA

Më 1 dhjetor 2014, Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE pranoi dorëheqjen e Administratorit të Përgjithshëm, Arben Seferaj. Pas pranimit të dorëheqjes, Këshilli miratoi zgjedhjen e Adrian Çelës në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm. Deri në atë moment, Çela mbante detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Qendror Teknik.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: