FIER– Situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet në Fier, kanë krijuar probleme edhe me ujin e pijshëm. Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier i bën thirrje qytetarëve të mos përdorin ujin që shkon në rubineta për pirje, pasi është i pakonsumueshëm.

Shkak është bërë situata e krijuar në stacionin e pompave të ujit në zonën e Kafarajt.

Sipas DSHP Fier, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm deri në rregullimin e problemit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: