Neymar ka cilësi të jashtëzakonshme dhe kjo as që vihet në diskutim, por këtë sezon pritej shumë nga ai dhe për këtë arsye shihej nga specialistët si një nga kandidatët kryesor për “Topin e Artë”.

Pritshmëritë janë larg përmbushjes, por braziliani me golin e shënuar dje kundër Gijon, në takimin që Barcelona fitoi 6-1, duket se është zgjuar. Këtë e ka treguar edhe në stërvitjen e sotme.

Në një video të postuar nga vetë braziliani, shihet qartë se aftësitë “vrasëse” janë aty, por thjesht po has vështirësi për t’i shfaqur në fushën e lojës. “Viktima” është shoku i skuadrës, Gerard Pike, i cili pas këtij veprimi të Neymar duket se e ka humbur orientimin.

Buenos días @3gerardpique ?? oieeee

A post shared by Nj ?? ? neymarjr (@neymarjr) on


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: