Ish-kreu i Policisë së Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet për azil politik në Zvicër, në një intervistë për median siçiliane të Katanias “Meridionews” bëri një parashikim lidhur me çështjen ‘Tahiri’.

Ai theksoi se parlamenti do të votojë kundër heqjes së imunitetit për deputetin Tahiri. Sipas Zaganit, ky trafik kishte mbrojtje në nivel të lartë, pasi shpesh paratë e krimit financonin fushatat elektorale. “Parlamenti shqiptar do të votojë kundër, pasi Saimir Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet. Pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare.”, pohoi Zagani.

NGA: Meridionews
Pas publikimit të përgjimeve të Meridio News ndërmjet kushërinjve të ish-ministrit Saimir Tahiri të akuzuar për trafik droge ndërhyn nga Zvicra Dritan Zagani, polici që ishte i pari që denoncoi lidhjen: “Nuk jam i lumtur për atë çfarë po ndodh. Mafia është shumë e fortë”.

Pas publikimit të përgjimeve të Meridio News ndërmjet kushërinjve të ish-ministrit Saimir Tahiri të akuzuar për trafik droge ndërhyn nga Zvicra Dritan Zagani, polici që ishte i pari që denoncoi lidhjen: “Nuk jam i lumtur për atë çfarë po ndodh. Mafia është shumë e fortë”.

Sido që të shkojë, e mërkura për Shqipërinë do të jetë një nga ditët më të vështira të kohëve të fundit.

Parlamenti do të duhet të vendosë, me anë të një votimi të dyfishtë, nëse do t’i hiqet imuniteti parlamentar ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të shqyrtojë nëse duhet t’i japë rrugën urdhrit të arrestit që rezulton.

Një pasazh i dyfishtë që vjen pas një javë, në të cilën politikani i Partisë Socialiste, mes më të afërmve të Kryeministrit Edi Rama, përfundoi nën akuzë për lidhje të supozuara me kushërinjtë e tij Moisi dhe Dorian Habilaj, që sipas magjistratëve të Catanias janë trafikantët kryesorë të drogës në Ballkan. Dhe pikërisht nga Catania filloi tërmeti politik shqiptar.

Të gjithë në Shqipëri janë duke folur për pretendimet mbi përfshirjen e ish-ministrit në trafikun e drogës. Ju si jeni?
Hetuesit italianë më kanë bërë dhuratën më të bukur në botë, por jam ende gabim, por nuk jam i kënaqur me atë që po ndodh në vendin tim. Unë prej disa vitesh kam ikur, duke lënë pas 4 akuza dhe kurrë nuk u dëgjova publikisht. Tashmë jetoj me gruan dhe tre vajzat e mia. Po përpiqem që të bëj një jetë të dytë në Zvicër dhe nëse kam marrë vendimin për t’u larguar nga Shqipëria, e bëra kryesisht për familjen time.

Keni kaluar nga roli i kreut të antidrogës në rrethin e Fierit, pranë Tiranës, në një të burgosur të vendit tuaj. Si është e mundur ?
Në vitin 2014 po hetoja një grup trafikantësh të lidhur me kushërinjtë Habilaj. Një grup shumë i fuqishëm që trafikonte kokainë dhe armë. Gjithashtu kisha përgatitur një informacion, por pastaj më vunë në burg. Gjatë hetimit unë pashë edhe Audin e famshëm që më pas mësova të ishte i Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm. Vura re se ishte përdorur për të bërë udhëtime të dyshimta, por denoncimet e mia nuk u dëgjuan.

Ju përfunduat në burg. Për sa kohë keni qenë i ndaluar? Ça lidhje ka puna që bëjë me policinë italiane?
Më kanë mbajtur në burg për gjashtë muaj dhe tetë ditë pa një avokat që të dëgjonte dhe mbronte.
Askush nuk më ka pyetur, ata më harruan të gjithë. Në atë kohë unë gjithashtu bashkëpunova me hetuesit italianë, gjithashtu për kanalet informale siç ndodh në të gjithë botën. Dhe kjo gjë solli edhe akuzën për shitje informacioni.

Gjatë këtyre hetimeve bisedonte me financierin Alessandro Giuliani, i cili për një periudhë u përgjua. Kështu që përfundoni në telashe edhe ajo siç u tha në të kaluarën nga Le Iene, për të folur për drogën. Për ta shpëtuar mund të ishte kreu i Interpolit në Tiranë, Anna Poggi, por gjërat shkuan ndryshe.
Flitej vetëm për llogarinë time, pa ndonjë dëshmi. Unë mund të them me siguri se do të luftoj deri në fund dhe do t’i sjell këta njerëz para Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Shqipëria mbetet kanali i preferuar për furnizimin e Siçilisë me marihuanë. Përgjatë viteve a kanë ndryshuar mënyrat e trafikantëve?
Deri në vitin 2014 kisha shumë informata për udhëtimet e kamionëve, por edhe nga deti me anijet e peshkimit. Kisha informacion edhe për udhëtimet në Kalabri. Gjatë asaj kohe shërbimet sekrete më kanë informuar se droga është marrë edhe me aeroplanë të vegjël. Ata paraqisnin një rrezik të madh për të mbajtur 200-300 kilogram marihuanë gjatë çdo udhëtimi.

Sa korrupsion ka në vendin tuaj? Habilaj në letrat e hetimit të operacionit ‘Rosa dei venti’ disa herë i referohet rolit të policisë në trafikun e drogës..
Gjithmonë kam denoncuar korrupsionin. Por problemi i vërtetë është kur ata i përkasin agjencive të zbatimit të ligjit gjithashtu, kanë interes në trafikun e drogës. Politikanët përdorën gjithashtu para të krimit, madje edhe si fonde për zgjedhjet. E gjithë bota e di se ata i kanë mbyllur sytë duke i dhënë rrugë kultivimit dhe shitjes së marihuanës.

A do të ndryshojë ndonjëherë kjo situatë?
Në Shqipëri duhet shumë kohë për të ndryshuar. Duhet një punë e fortë nga Europa, ose Shqipëria rrezikon të bëhet një gropë krimi. Mafia është shumë e fortë dhe baza e saj është droga.

Sipas mendimit tuaj, parlamenti do të marrë një pozitë të qartë kundër Tahirit?
Parlamenti nuk do të votojë kundër Tahirit, pasi është vetëm një nga hallkat e zinxhirit të gjatë që nuk mund të bjerë. Sepse bashkë me të (Tahirin) do të rrëzohej edhe qeveria shqiptare. (Përshtati në shqip BalkanWeb)
(ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb