“Tahiri duhet të arrestohet”, kështu e nis intervistën e tij ekskluzive për GSH.al ish-shefi i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, i cili ishte i pari që foli për implikimin e Saimir Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë. Më tej ai shprehet se ish-ministri është ‘zar’ i Ramës në këtë histori, edhe pse një ‘zar’ që ka përfituar shumë nga loja e pisët me krimin.

Zagani shprehet se të gjithë e dinin lidhjen e Tahirit me krimin, madje edhe politika, por nuk folën për të fshehur lidhjet e tyre për të gjeneruar paratë e fushatës. E në fund, ish-shefi i antidrogës nënvizon se gjithçka është bërë publike është vetëm 5% e asaj çfarë në të vërtetë do të merret vesh së shpejti

Sytë e gjithë Shqipërisë janë fokusuar tek çështja e Tahirit, a mendoni se do të arrestohet?

Mendoj se duhet të arrestohet, pastaj do të bëhet apo jo mbetet të shohim. Në vendin tim dhe tëndin deri më sot kemi parë plot gjëra të ndodhin dhe çdo gjë është e mundshme. Do shtoj se po të shohësh shitjen që i ka bërë shefi i ri, pasi e keqpërdori deri dje, ai ka marrë fund, do arrestohet.

Si i keni ndjekur këto zhvillimet?

Me shumë interes. Nëpërmjet internetit ndjek jo vetëm këtë rast, por çdo gjë që ndodh në vendin tim.

U desh të kalonin vite, deri kur çështja Habilajve të dilte në sipërfaqe, përse kur foli Dritan Zagani askush nuk e besoi?

Këtu më lejoni t’u them se jeni gabim. Të gjithë e kanë besuar, biles edhe vetë Tahiri dhe Rama që çfarë nuk lanë pa bërë për të më mbyllur gojën, por politikës së tyre u duhej të fshihnin lidhjen e tyre me ta se përpara ishte fushata dhe duheshin gjeneruar të ardhura për zgjedhjet, njerëzit e thjeshtë si pyeste njeri, por e vërteta ishte sheshit, thjesht ne jemi mësuar të vlerësojmë edhe një tymnajë nga të huajt sesa veten tonë.

Me aq informacion sa keni ju, sa i përfshirë është Tahiri në trafik droge?

Indirekt është deri në grykë, dhe jo vetem ai, por e gjithë politika që erdhi në pushtet me lekët e drogës. Mos kujtoni se bota ha bar dhe beson pikturat e Ramës, apo reklamat që bën Fugsi si propagandë boshe. E vërteta është kjo, droga dhe pushteti janë bashkë sot më shumë se kurrë.

Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne GSH.al:http://www.gsh.al/2017/10/19/dritan-zagani-per-gsh-al-tahiri-zar-rames-ja-informacionet-qe-kisha-ne-lidhje-habilajt/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: