TIRANË- Arvis Muçaj njëri prej të arrestuarve për 1.3 ton drogë, të kapur katër ditë më parë në Kavajë, për të cilin gjykata dha të njëjtën masë sigurie “arrest me burg” si për Kejvi Hajdarin, Roland Hysenbelliun dhe Aristotel Kasajn ka bërë një kërkesë të veçantë në sallën e gjyqit.

Arvis Muçaj
Ergest Sina
Ai ka kërkuar të lihet i lirë me pretendimin se s’ka lidhje me trafikun e drogës. “Po më merrni në qafë, martohem më 27 gusht”,- ka deklaruar ai para gjykatës, raporton “BalkanWeb”.

Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se Muçaj ka pretenduar se mjetin tip “Land Rover” brenda të cilit u gjetën rreth 350 kg drogë e ka shitur tek shtetasi Ergest Sina, por nuk ka ndërruar pronësinë e saj. Ai madje ka thënë se Sina i kishte edhe 350 euro borxh për blerjen e mjetit.

Familjarët e tij janë zotuar në sallën e gjyqit se kanë prova që djali i tyre që merret me tregti makinash ka qenë në banesë ditën kur u kap droga. Ata thanë se do i vënë në dispozicion të hetimeve pamjet filmike të banesës, për të vërtetuar këtë, raporton “BalkanWeb”.

1.3 ton drogë, u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t’u nisur për trafikim në Itali, ndërsa dyshohet se kanabisi kishte ardhur ga zonat e Tepelenës.

Mbrëmjen e së enjtes Policia e Kavajës zbuloi dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë “Land Rover”, një sasi prej 1350 kg lëndë narkotikë. Personat që gjendeshin në këto dy mjete janë larguar me shpejtësi.

Por në vijim u shoqëruan në Komisariat 3 të rinj, të cilët gjendeshin në një veturë tip “SAAB”, pranë vendit ku u gjend lënda narkotike. Këta shtetas u identifikuan si Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: