GREQI- Policia greke ka goditur një linjë ndërkombëtare të trafikut të drogës që niste nga Shqipëria dhe përfundonte në Holandë. Sipas mediave helene, policia greke ka arrestuar në Athinë një 25-vjeçar grek dhe i ka sekuestruar në makinë 12 pako me 78 kg 850 gram marijuanë gjithsej.

Kjo sasi është pjesë e një sasie prej 200 kg drogë që ishte trafikuar nga kufiri shqiptaro-grek, në fshatrat kufitare të Janinës.

Ndërsa 120 kg e pjesës tjetër, është trafikuar nga 25-vjecari drejt Holandes për llogari të një grupi kriminal shqiptar më herët. Sipas autoriteteve greke, droga ka kaluar nga fshatrat e Gjirokastrës për në Janinë. Më pas nga Janina në Athinë dhe pastaj në Holandë në tregun vendas.
policia greke per drogen

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb