TIRANE- Pak pasi kryeministri Edi Rama falënderoi me një mesazh të gjithë ata i janë bashkuar nismës ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’, lumë komentesh ironizuese nisën në profilin e tij të ‘Facebook’-ut.

Mes shumë komenteve që kritikonin Ramën, ishte ai i një qytetari, i cili pohoi se 36% e tokave bujqësore të Shqipërisë janë mbjellë me hashash. Në këtë linjë, me ironi komentuesi ‘përgëzon’ Ramën që po zëvendëson hashashin me ‘pemë’. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka aprovuar idenë, ndërsa shtoi se tokat e mbjella me hashash do të zëvendësohen me pemë.

Rama fb

KOMENTUESI: Rreth 36% e tokave bujqësore të Shqipërisë janë mbjellë me hashash. Ju përgëzoj që hashashin do ta zëvendësoni me “pemë”
RAMA: Ato që janë mbjelle me hashash nuk jane toka bujqesore Reinaldo dhe po, edhe ato duhet te mbillen me peme pa thonjëza

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: